18 të vdekur është deri tani bilanci tragjik i rrëzimit të një helikopteri në periferi të Kievit, që ka shokuar mbarë Ukrainën e jo vetëm. Në mesin e viktimave është dhe ministri i brendshëm i saj, Denys Monastyrskyi, zëvendësi i tij Yevhen Yenin dhe Sekretari i Shtetit i ministrisë së Brendshme Yurii Lubkovych.