Industria e aviacionit në Shqipëri 10 vite më parë ofronte çmime mjaft të larta për udhëtimin ajror, por sot panorama është ndryshe. Futja e kompanive të reja loë cost dhe konkurrenca e tyre ka bërë që tregu të jetë më dinamik. Ndryshimi ndodhi pasi menaxhimi i aeroportit i kaloi nje kompanie shqiptare. Nëse do të kërkoni një biletë avioni vetëm vajtje për në qytetet kryesore italiane në fundvit ajo mund të variojë nga 40 – 50 euro. E njëjta gjë vlen edhe për biletat në Gjermani dhe destinacione të tjera evropiane. Një udhëtim i plotë vajtje – ardhje mund të variojë nga 120 – 200 euro për këto destinacione.