Përmbysja e një autobusi në një udhëtim turistik në Konya të Turqisë i ka kushtuar jetën pesë personave. Mediat turke thonë se të paktën 26 të tjerë kanë mbetur të plagosur në episodin tragjik. Mjeti rezulton të jetë përmbysur në kilometrin e 50-të të autostradës Konya-Aksaray. Me të mbërritur njoftimi, drejt vendngjarjes u nisën me urgjence ekipe policore dhe autoambulanca.