Presidenti i Turqisë, Erdogan, zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin Joe Biden, në të cilën diskutuan mbi kërkesën e Suedisë për anëtarësim në NATO, njoftoi presidenca turke. Zoti Erdogan i tha Presidentit Biden se Stokholmi ka ndërmarrë hapa në drejtimin e duhur që Ankaraja ta ratifikojë kërkesën për anëtarësim në alenacën ushtarake, duke iu referuar një ligji kundër terrorizmit, por se hapat nuk kishin dhënë rezultate pasi mbështetësit e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanitvazhdojnë të mbajnë demonstrata në Suedi.