Në kohën e përshkallëzimit të tensioneve me Kinën dhe sinjaleve të reja kërcënuese nga Koreja e Veriut, SHBA-ja tenton të afrohet edhe më shumë me Japoninë e Korenë e Jugut. Presidenti amerikan, Joe Biden u takua me homologun koreano-jugor, Yoon Suk Yeol dhe kreun e qeverisë japoneze, Fumio Kishida në rezidencën e tij Camp David pranë Uashingtonit. Biden foli për një "epokë të re partneriteti". Dhe jo "për një ditë, një javë apo një muaj, por për dekada të tëra."