Presidenti Joe Biden deklaroi se do t`ia vështirësojë shumë Vladimir Putinit ndërmarrjen e veprimeve ushtarake në Ukrainë, duke thënë se administrata e tij po përpilon një sërë iniciativash për të ulur agresionin rus. Shefi i Shtëpisë së Bardhë e bëri këtë paralajmërim për Putin, ndërsa ekziston një shqetësim në rritje për shtimin e pranisë së forcave ruse në kufirin me Ukrainën dhe retorikën gjithnjë e më agresive nga Kremlini.