Sulmet e mëdha kibernetike në SHBA mund të çojnë drejt një lufte të vërtetë, paralajmëroi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden. Në fjalimin e mbajtur përpara komitetit të inteligjencës, ai tha se “...nëse përfundojmë në luftë - luftë të vërtetë, me të shtëna, me një fuqi të madhe - ajo do të jetë pasojë e një shkeljeje kibernetike me pasoja të mëdha”.