Presidenti amerikan, Joe Biden i ka kërkuar Kongresit Amerikan 13 miliardë dollarë të tjerë si mbështetje për Ukrainën. Përgjegjësja për buxhetin në Shtëpinë e Bardhë, Shalanda Young pohoi se qeveria amerikane po aplikon për mjete shtesë ne ndihmë ushtarake, ekonomike dhe humanitare për Ukrainën si edhe për vende të tjera që vuajnë nga efektet e "marshimit brutal" të Rusisë në Ukrainë.