Presidenti i Amerikës Joe Biden iu drejtua amerikanëve me një mesazh mbrëmjen e së hënës nga Shtëpia e Bardhë për situatën në Afganistan pas hyrjes së trupave talebane. Presidenti tha se ai dhe ekipi i tij i sigurisë kombëtare e kanë vëzhguar nga afër situatën atje, edhe pse ai theksoi se nuk ka folur para kamerave për këtë çështje. Presidenti amerikan pranoi se bota tani po sheh një “kolaps ” të qeverisë afgane, por këmbënguli se misioni amerikan nuk supozohej të ndërtonte kombin, por të parandalonte një sulm terrorist në tokën amerikane.