Shtëpia e Bardhë njoftoi se presidenti amerikan, Joe Biden, është infektuar me koronavirus, por sipas deklaratës, ai ka vetëm simptoma të lehta. Biden është i vaksinuar plotësisht kundër COVID-19, sëmundjes që shkakton koronavirusi, si dhe ka marrë dy doza përforcuese të vaksinës.