Pasi fali më herët djalin e tij, Hunter, të përballur me probleme të shumta ligjore, Joe Biden ka zgjedhur t`i shfrytëzojë deri në minutën e fundit fuqitë që i jep posti i kreut të shtetit. Presidenti ne largim i SHBA-së, që brenda pak orësh do të lerë detyrën, ka falur doktor Anthony Fauci, gjeneralin në pension Mark Milley dhe anëtarët e komitetit të Dhomës së Përfaqëuesve që hetuan sulmin e 6 janarit në Capitol.