Palestinezët në Jeruzalem duhen respektuar dhe ndihma humanitare duhet të mbërrijë në Gaza si pjesë e marrëvëshjes së armëpushimit me Hamasin. Ky ishte sipas Joe Biden, mesazhi ai i ka përcjellë kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, të cilit sic thotë, ia ka bërë gjithashtu të qartë se është thelbësore që palestinezët në Bregun Perëndimor të jenë të sigurtë, ndërsa premtoi ndihmë pas bombardimeve.