Shpresat e Sali Berishës për të garuar në siglën e Partisë Demokratike nw zgjedhjet e pranverës u shuan në të gjitha hallkat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. KAS i dha goditjen e dytë Sali Berishës brenda një harku kohor të shkurtër duke rrëzuar padinë e tij që kërkonte pezullimin e vendimit derisa sa Kolegji Zgjedhor të thotë fjalën e fundit. “Me shumicë votash rrezohet kërkesa… brenda pas ditësh mund të bëhet ankimimi në kolegj”, tha Ledio Braho.