Numrit dy të qeverisë së Kosovës , Besnik Bislimit iu desh të kthej mbrapsht teksa i afrohej Beogradit për një konferencë, për arsye sigurie. Anulimi i vizitës së zv kryeministrit të Kosovës në minutën e fundit, vjen në një kohë kur tensionet janë në rritje në veri, për çështjen e targave. Një makine në Leposavic që sapo kishte konvertuar targat në RKS iu vu zjarri. Lista Serbe - partia kryesore e serbëve në Kosovë – doli me paralajmërimin e bllokimit të rrugëve nëse Kosova konfiskon makinat dhe targat. Kreu i saj, Goran Rakic, i bëri këto komente pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçic Pamjet: AFP