Dita e Ujit te Bekuar është kremtuar nga besimtarët ortodoksë në Korçë. Kremtimi i festës ka nisur prej orëve të para të mëngjesit me celebrimin e meshës për të gjithë besimtarët në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”. Më pas qytetarët korçarë i janë drejtuar shatërvanit te lulishtja”Vangjush Mio”, ku edhe është zhvilluar ceremonia e hedhjes së kryqit në ujë. Pas nxjerrjes së kryqit nga uji, fituesi Ervis Rakipi uroi mbarësi për besimtarët.