Besimtarët katolikë të Durrësit po kremtojnë ngjalljen e Krishtit. Festimet nisën në mesnatë për të vijuar paraditen e sotme ku besimtarët kanë uruar njëri-tjetrin për shëndet e mbarësi. Festa e Pashkës konsiderohet dita më e rëndësishme e kalendarit festiv për kishën dhe besimtarët katolikë, pasi simbolizon rilindjen e shpresës, forcën e besimit te Zoti dhe çlirimin e njerëzve nga mëkati.