Për herë të parë, demokratët nuk u mblodhën në Varrezat e Dëshmorëve për të nderuar bashkë me Pavarësinë edhe ditën e Çlirimit. Sali Berisha, i cili ka marrë drejtimin e Partisë Demokratike, u mjaftua më një foto të nxjerrë nga arkiva për të kujtuar dëshmorët e atdheut, ndërkohë urimet për ditën e flamurit zgjodhi t’i bënte në TikTok.