Nga foltorja e radhës në Kamëz, ish kryeministri Berisha në takimin e zhvilluar me mbështetësit demokratë u shpreh se misioni i gjithë demokratëve në mbarë Shqipërinë kanë një mision të veçantë, rikthimin e vlerave të Partisë Demokratike. Berisha tha në fjalën e tij se uragani i shpresës po përballet sot dhëmbë për dhëmbë me ‘narkoshtetin’ dhe zotohet se do ta përmbysë këtë qeveri dhe do të ngrejë Shqipërinë edhe një herë në këmbë.