Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha mori pjesë në 34-vjetorin e themelimit të degës së PD në Pogradec, ku tha se ishte kjo forcë politike që e nxori Shqipërinë nga izolimi. Nga takimi në Pogradec, Berisha foli për pensionet, që sipas tij, në Shqipëri është shifër shumë më e ulët se vendet e rajonit.