Ish kryeministri Berisha nga foltorja që mbajti sot para mbështetësve demokratë në Kamëz sulmoi drejtpërdrejtë Kryeministrin Edi Rama dhe kabinetin e tij qeverisës. Ish kreu historik i PD-së tha se Shqipëria qeverisë nga një grup i cili nuk bën gjë tjetër veçse vjedh qytetarët, duke shtuar se Rama ka grupuar në kabinetin e tij hajdutët më profesionistë që Shqipëria ka pasur në historinë e saj! Ish kryeministri akuzon edhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Ballukun se në mënyrë kriminale ka shpallur tendera korruptive për Unazën e Madhe dhe ka dhënë dyfishin e çmimit për të ndërtuar tunelin e Krrabës.