Top Channel/ Berisha padi ndaj Blinken, vjen reagimi i DASH
21/05/2021 10:53

“Nuk jemi në dijeni të ndonjë padie gjyqësore”, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit për Zërin e Amerikës i pyetur në lidhje me deklaratën e Sali Berishës për veprime ligjore kundër sekretarit Anthony Blinken për shpifje. Ish kryeministri deklaroi të enjten se ka vendosur të hapë një proces gjyqësor ndaj kreut të diplomacisë Amerikane lidhur me shpalljenn non grata të tij si i përfshirë në korrupsion në shkallë të lartë” duke i ndaluar për pasojë, atij dhe familjes së tij (bashkëshortes dhe dy fëmijëve)hyrjen në territorin e Shteteve të Bashkuara. Njoftimi per Berishwn bazohet tek Klauzola Anti-Kleptokracisë dhe për të Drejtat e Njeriut, siç quhet neni 7031 (c) i ligjit për Financimin e Departamentit të Shtetit, Operacioneve Jashtë Vendit dhe Programeve që kanë lidhje me to, shpjegon VOA. Kjo klauzolë ka si synim luftën kundër korrupsionit si dhe mbështetjen e të drejtave të njeriut duke vënë në shenjestër aktorë të huaj, të korruptuar apo të përfshirë në shkelje të të drejtave të njeriut, të cilëve u mohon vizën amerikane. Në bazë të kësaj klauzole, Kongresi i kërkon Sekretarit të Shtetit të pengojë hyrjen në Shtetet e Bashkuara të zyrtarëve të huaj për të cilët shefi i diplomacisë amerikane ka informacion të besueshëm se “kanë qenë të përfshirë drejtpërdrejt ose jodrejtpërdrejt në korrupsion në nivel të lartë, përfshirë korrupsion që lidhet me shfrytëzimin e burimeve natyrore, ose për përfshirje në shkelje të rënda të të drejtave të njeriut”. Klauzola parashikon sanksione me mohim vizash edhe për të afërmit e zyrtarit në fjalë. Masat që shenjestrojnë zyrtarë të huaj të korruptuar apo të përfshirë në shkelje të rënda të të drejtave të njeriut e kanë zanafillën në ligjin e vitit 2008, por në rrjedhën e viteve Kongresi ka bërë amendime të tjera, ndër to duke specifikuar në vitin 2015 se zyrtarët e shenjestruar mund të identifikohen edhe publikisht nga sekretari i shtetit.

Top Channel/ “PD në ditën më të vështirë”, Dhurata Çupi: Domosdoshmëri riformatimi, partia e përçarë
02/08 12:09
Top Channel/ Gazetarët kundër Kodit të Ri, Rama i qetëson: E hartuan ekspertët…
01/08 19:33
Top Channel/ “Kodi vetëm me vulën e BE”, Rama: u hartua nga ekspertë, jo qeveria
01/08 15:13
Top Channel/ Rama paralajmëron për zaptimin e hapësirave publike: Ndëshkime që të mos u shkojë më…
01/08 12:56
Top Channel/ ‘Denonconi ku shikoni se ka abuzime’, Rama: Dielli bën punën e vet, përshëndes edhe…
01/08 12:49
Top Channel/ ‘Masa drastike për ndërtuesit’, Rama: Plani i ri s’do lejojë të ndërtohet më me….
01/08 12:47
Top Channel/ ‘Bëni denoncimet tuaja’, Rama fton qytetarët: S’do ketë asgjë selektive, komuniteti…
01/08 12:47
Top Channel/ ‘Kemi bërë pune me plazhet publike, por…’, Rama: Çdo ndërtim pa leje do hiqet
01/08 12:47
Top Channel/ Rama flet sërish për ndërtimet pa leje: Duhet durim, disa nuk marrin vesh por….
01/08 12:46
Top Channel/’S’mund të paraqitemi si rraqexhi’ Rama: Ky nuk është një aksion, jemi kujtuar…
01/08 12:46
Top Channel/ Qeveria ndan shtëpi të reja! Vendimet, miratohet garancia sovrane për fermerët
31/07 23:02
Top News- Berisha akuza kreut të SPAK/ ‘ai keqpërdoret në shkallë ekstreme, mbron Irena Gjokën’
31/07 17:24
Top News/ Berisha do të heq ‘non gratën’/ kompania lobuese letër DASH- Dëmton interesat e SHBA
31/07 16:44
Top Channel/ Ndryshon drejtimi i Tiranës, prezantohen 4 nënkryetarë të rinj të kryeqytetit
31/07 15:26
Top Channel/ “Të hetohen numëruesit”, KAS i kërkon KQZ hetim në Fier, Durrës, Dibër dhe Tiranë
31/07 15:23
Top Channel/ Berisha: Çdo kallëzim me prova, kreu i PD replikon me Dumanin për provat e paraqitura
31/07 15:22
Top Channel/ Lobisti shet Berishën si pensionist, dokumenti: Të hiqet non-grata, sepse…
31/07 15:19
Top Channel/Qendra e Vizitorëve në Vjosë, Kumbaro:Hapësira të dedikuara për studiuesit dhe vizitorët
31/07 13:20
Top Channel/Rama: Opozitën e kam në shtëpi, Intervista për “Die Zeit”, kryeministri flet për Veliajn
31/07 12:09
Top Channel/ Veliaj: Do vazhdoj luftën për Tiranën. Pas përndjekjes nuk u gjet asnjë shkelje
30/07 15:23