Top Channel/ Berisha në Gjirokastër: 21% e familjeve shqiptare s’u japin dot 3 vakte ushqim fëmijëve
24/04/2025 21:53

Sali Berisha zhvilloi një takim me qytetarët në Gjirokastër. Gjirokastrite dhe gjirokastrite, mirëmbrëma dhe përshëndetjet e mia më të përzemërta për ju në këtë shesh, për të gjithë qytetarët e këtij qyteti, për të gjithë banorët e qarkut të Gjirokastrës kudo që ndodhen sonte, në Shqipëri, emigracion e diasporë. Mirënjohje të pakufishme për këtë pritje fantastike, mesazhi më i mirë që u përcillni sot shqiptarëve. Por unë u sjell ju sonte përshëndetjet e qytetarëve të një turi që nisi në Vorë, vazhdoi në Fier, Himarë, Borsh, Sarandë dhe që qëndroi këtu në Gjirokastër, turi i vërtetë i shpresës, optimizmit dhe fitores. I dashur zoti Tritan Shehu, udhëheqës politik i qarkut të Gjirokastrës, të dashur kryetarë të degëve të PD të këtij qarku, të dashur dhe të nderuar kandidatë tanë për depuretë të PD, përfaqësues dinjitozë të qarkut të Gjirokastrës, krenari e veccantë për këtë qark dhe Shqipërinë. Miqtë e mi, sonte jam para jush për të paraqitur projektin tonë të Gjirokastrës madhështore, të Shqipërisë madhështore. Cilido që njeh alfën e këtij qarku, e këtij qyteti, e këtij rrethi, gjen madhështi, trashëgimi madhështore të kësaj treve, gjen lashtësi, gjen gjeni të letrave shqipe sicc është Ismail Kadare, gjen burra të mëdhenj, luftëtarë të pamposhtur. Gjen Antigonenë, një nga trashëgimitë më të mëdha kulturore. Por gjen shpirtin e madh, tolerant të banorëve të këtij qarku, në të cilin shqiptarë, grekë, arumunë jetojnë vëllazërisht, jetojnë në mirëkuptim të plotë njëri me tjetrin. Pra ne kemi një trashëgimi madhështore, kemi dhe një shpirt madhështor tek qytetarët e Gjirokastrës. Por prapë ne nuk mund të themi se kemi Gjirokastrën e sotme madhështore. Nuk mund të themi se kemi ende të ardhmen madhështore të Gjirokastrës. Nuk mund ta themi këtë sepse sot në Gjirokastër dhe mbarë Shqipërinë, sipas burimeve të pavarura të UNICEF, 21 përqind e familjeve shqiptare nuk u japin dot tre vakte ushqim fëmijëve të tyre, nuk kanë. Miq do kërkoj ndjesë t’u rrëfej një moment nga jeta ime e mgekut. Në vitin 1988 u bë një plenum dhe për turpin e atij regjimi vendosën që fermerit t’i japin një kec dhe një qengj. Kecin do ia merrnin, qengjin do ia linin. Në atë mbledhje e mora fjalën, dhe Sali Berisha në atë mbledhje, bëri apoteozën e lopës. Mbajtja një fjalmi për lopën ku kërkova t’u kthehet dhe gjithccka e argumentova me minimumin proteinik që ishte një bazë e minimumit jetik. Mungesa e tij i mbante njerëzit në uri, i mplak para kohe dhe u shkurton jetën. Vite më vonë vjen në Shqipëri një delegacion francez, një mik i imi me një grup deputetësh. Më pyet, Sali si i keni punët? Probleme kemi, jemi të varfër. Jo, Sali, jeni mirë. Se kishin shkuar në Prezë, kishin parë sytë e fëmijëve. Ishin të ushqyer. Nuk kishin uri. Sot UNICEF thotë se 21 përqind e familjeve shqiptare nuk u japin dot tre vakte fëmijëve të tyre.

Top Channel/ Rama zbulon planin e madh për familjet me ndihmë ekonomike
03/04 23:20
Top News- “Nafta ndëshkim për qytetarët”/ Berisha: 60 për qind e çmimit përbëhet nga taksat
03/04 22:47
Top News- “Mos janë duke fjetur gjumë”, Rama i kthehet batutave me Lulzim Bashën
03/04 20:52
Top Channel/ Berisha denoncon skandalin: Sot nuk ekziston asnjë litër naftë rezervë shtetërore
03/04 20:38
Top Channel/ ‘Shqipëria vend naftëmbajtës’, Berisha: Të gjithë shoferët të ngrihen në protesta…
03/04 20:14
Top Channel/ ‘Eshtë kjo arsyeja që njerëzit mos kenë vetura?”, Berisha për naftën: Kjo rikthen…
03/04 20:04
Top Channel/ Task-forcë për pastrimin e qyteteve, Rama takim me kryebashkiakët socialistë: Hapim…
03/04 19:33
Top Channel/ ‘Përgjysmim i ngarkesës fiskale’, Berisha: Hetim për Autoritetin e Konkurrencës..
03/04 19:10
Top Channel/ ‘Ndërhyrja për çmimin e naftës emergjencë’, Berisha: Askush se di sa do vazhdojë kjo…
03/04 19:09
Top Channel/ ‘Askush nuk ka ngarkesë fiskale sa ne’, Berisha për naftën: Qeveria bën kontrabandë…
03/04 19:02
Top Channel/ ‘Mashtrime të turpshme’, Berisha sulmon Ramën: Bën gjithçka për të mbuluar atë që…
03/04 19:01
Top Channel/ ‘7,2% e të ardhurave ditore shkojmë për naftë’, Berisha: Shqiptarët paguajnë 7 herë…
03/04 19:00
Top Channel/Rama ironizon opozitën pas nisjes së fushatës:Luli po fle, ata të tjerët janë nëpër kafe
03/04 18:03
Top Channel/ ‘Partia Socialiste është oqean’, Rama në njësinë 3: Dibra u bë si Vlora, sepse dëgjuan…
03/04 17:55
Top Channel/ Rama: Do të blejnë ushqime sipas listës, nuk do të shkojë ndonjë të blejë raki
03/04 17:45
Top Channel/ ‘Nuk kemi imponuar respekt’, Rama: Sot shqiptarët kanë fituar respekt dhe…
03/04 17:26
Top Channel/ ‘Takimi i parë me një asamble ku rezultatet e zgjedhjeve janë me rritje’,Rama: Jam…
03/04 17:20
Top News-Tre porositë e Ramës për kryebashkiakët. Paketa e maleve, legalizimet dhe hapësirat publike
03/04 17:05
Top News -Pas tensioneve, beteja me përjashtime. PS kërkon Nokën, Hotin dhe Vokshin, PD synon Ballën
03/04 16:52
Top News -‘Shumë ankesa për Kadastrën.’ Rama kërkon hapjen e zyrave të ndihmës juridike në bashki
03/04 16:51