Sali Berisha, si alibi të radhës për humbjen e zgjedhjeve lokale, përdori ish-ministrin e tij të Drejtësisë, tashmë anëtar i Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ Ilir Rusmali, të cilin e quajti një kriminel elektoral. Akuzat e Berishës përfshinë edhe ministrin aktual të drejtësisë Ulsi Manja i cili sipas Berishës urdhëroi ngritjen e një qendre votimi në Burgun e Rrogozhinës.