Një i ri në Tiranë është ndëshkuar me masë administrative dhe i është bllokuar mjeti pasi ka postuar në rrjetet e tij sociale videot ku bënte gara shpejtësie. Policia thotë se pas verifikimeve, është bllokuar automjeti tip “Benz”, me drejtues O. SH., i cili, në bulevardin “Zogu i parë”, ka kryer bashkë me drejtuesin e një automjeti tjetër, gara shpejtësie dhe i ka pasqyruar ato në rrjete sociale.