Top Channel/ Befason Trump: Green Card për të gjithë të huajt që diplomohen në SHBA!
21/06/2024 14:01

Ish presidenti amerikan Donald Trump, i cili synon të sigurojë në zgjedhjet e nëntorit një tjetër mandate në krye të Shtëpisë së Bardhë, befasoi me ofertën e tij të fundit. Kandidati republikan njihet për retorikën kundër emigrantëve, por cuditërisht u largua prej saj me propozimin e papritur që të gjithë të huajt të cilët diplomohen në Amerikë të marrin automatikisht Green Card-ën bashkë me diplomën. “Nëse keni mbaruar kolegjin, mendoj se duhet të merrni automatikisht një kartë jeshile si pjesë e diplomës tuaj, në mënyrë që të mund të qëndroni në SHBA”, tha Trump në podkastin All-In. Ky propozim shënon të ndryshim të rëndësishëm qëndrimi nga ana e tij. Gjatë presidencës së vet, Trumpi vendosi mjaft kufizime për emigrantët, duke nisur nga punëtorët e kualifikuar e deri tek studentët, kujton Bussiness Standard. Njoftimi i tij vjen pakn ditë pasi presidenti Joe Biden zbuloi planet për një program emigracioni në shkallë të gjerë, i cili i ofron një rrugë drejt shtetësisë emigrantëve të martuar me shtetas amerikanë. Sipas Shtëpisë së Bardhë, kjo nismë mund të ndihmojë rreth 500 mijë persona. “Këto çifte kanë krijuar familje, kanë dërguar fëmijët në kisha dhe shkolla, kanë paguar taksat, kanë kontribuar për vendin tonë për 10 vite apo më tepër. Kanë jetuar në Shtetet e Bashkuara gjithë këtë kohë, me frikë dhe pasiguri. Ne mundemi ta ndreqim këtë. Dhe këtë po bëj unë tani”, tha Biden. Emigracioni është një temë delikate në këtë vit zgjedhor në SHBA sidomos me shtimin e ndjeshëm të kalimeve të paligjshme në kufirin jugor të vendit.

Top News – ‘Parlamenti nuk është cirk’. Merz refuzon flamurin LGBT në godinën e Bundestagut
04/07 23:00
Top Channel/ Tragjedi në Teksas! Humb jetën 9-vjeçarja nga i nxehti, e ëma e la të mbyllur në makinë
04/07 22:30
Top News – Targë për monopatinat. Italia vendos rregullore për dyrrotakët elektrikë
04/07 22:30
Top Channel/ “Digjet” Italia! Tre persona humbin jetën, alarm i kuq në 20 qytete
04/07 22:27
Top Channel/ Lufta në Ukrainë, rusët bombardojnë qytetin Krivyi Rih! Plagosen gjashtë persona
04/07 22:26
Top News – Hamasi ‘po dorëzohet’. Bisedimet mes fraksioneve, ‘Po’ armëpushimit të Trump
04/07 22:00
Top News – Turqi-Izraeli, përplasja e pashmangshme/ Analiza e FT, dy vendet luftë për hegjemoni
04/07 21:00
Top Channel/ Përplasen dy autobusë në Greqi, 47 të plagosur
04/07 20:00
Top Channel/ Musk sfidon Trump: Gati plani për partinë e re!
04/07 19:57
Top News – SHBA shënon Ditën e Pavarësisë! Fishekzjarre, parada dhe festa në çdo shtet
04/07 16:32
Top News- Nxjerr në ‘pension’ avionët luftarakë/Tajvani i thotë ‘lamtumirë’ F-5 pas dekadash shërbim
04/07 15:35
Top News – Ferr flakësh, Greqia e Turqia në ‘luftë’/Pyje e shtëpi të shkrumbuara, mijëra të evakuuar
04/07 15:24
Top Channel/ Rusia njeh talebanët: Vendi i parë në botë që njeh regjimin në Afganistan!
04/07 15:16
Top News- ‘Edhe një ditë kohë’ për Japoninë/ Shpërthen vullkani para tërmetit të madh të parashikuar
04/07 14:57
Top News – Rruga ‘luan’ simfoninë e 9 të Beethovenit / Bëhet virale, mahnisin Emiratet e Bashkuara
04/07 14:47
Top News – Peshqit arratisen nga Mesdheu / Zëvendësohen nga specie ekzotike, rikompozohen pjatat
04/07 14:45
Top News – Gjithë gjermanët, ushtarë për 6 muaj / Vendi planifikon shërbim vullnetar ushtarak
04/07 14:44
Top News – Shpërthen trafiku i kokainës…1000 për qind rritje në rrugët mes Spanjës dhe Francës
04/07 14:43
Top News – Njeh qeverinë talebane të Afganistanit / Rusia bëhet vendi i parë: Vendim i guximshëm
04/07 12:21
Romë/ Shpërthim i fuqishëm, pasi një depozitë karburanti dhe gazi morën flakë, 21 të plagosur
04/07 12:19