Bashkimi Europian nuk e fshesh shqetësimin nga situata e pandemisë në kontinentin e vjetër. Komisionerja e shëndetësisë dhe Sigurisë Ushqimore, Stella Kyriakides paralajmëroi se vendet anëtare të bllokut duhet të përgatiten për valën e re të COVID-19, që mund të ndodhë në vjeshtë dhe dimër. Ajo theksoi se ka pasur “rritje shqetësuese” të shpërthimeve të virusit, dhe u përpoq të tregonte se nevojitet kujdes, pasi . pandemia nuk ka përfunduar.