‘Fitorja është aq e madhe sa mund të shihet dhe nga hëna, jo më pastaj nga Brukseli’, kështu deklaroi pas fitores së zgjedhjeve kryeministri hungarez Viktor Orban . Por BE, ende pa i dalë shija e fitores Orbanit, ka njoftuar se Komisioni Evropian ka nisur procedurë disiplinore kundër Hungarisë, që mund të çojë në ngrirjen e fondeve të bllokut evropian për shkak të shkeljeve të normave demokratike nga ana e Budapestit.