Top Channel/ BE në krah të Kosovës: “Nuk mohohet Masaka e Reçakut, i dimë mizoritë tuaja”!
10/12/2021 15:25

Zëdhënësi i përfaqësuesit të lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Europian, Peter Stano, reagoi menjëherë pas deklaratave polemizuese të ministrit të brendshëm serb, Aleksandar Vulin, i cili e quajtu vrasjen e civilëve shqiptarë në Recak një“gënjeshtër të madhe dhe një falsifikim i tmerrshëm”. “Agresioni i NATO-s filloi pas një gënjeshtre të tmerrshme për Reçakun. Në atë kohë, ne nuk ishim as të aftë e as të zgjuar për t’i treguar të gjithë botës se çfarë gënjeshtre e tmerrshme ishte. Detyra e kësaj gjenerate është t’i tregojë të gjithë botës se na bombarduan dhe na bënë kriminelë falë gënjeshtrave, kurse gjaku i fëmijëve tanë është mbi ata që e shpikën këtë gënjeshtër”, tha ministri serb, sipas të cilit serbët “nuk do të lejojnë më kurrë që të tjerët të shkruajnë për ta”. Por Stano, e bëri të qartë se mohimi apo modifikimi i Masakrës së Reçakut ku u vranë 45 civilë shqiptarë, është në kundërshtim me vlerat e Bashkimit Evropian dhe projektin e integrimit të Ballkanit Perëndimor. “E ritheksojmë se nuk ka vend për të mohuar apo nënvlerësuar atë që ndodhi në Reçak”, tha zëdhenësi. Ai shtoi se BE-ja u bën thirrje autoriteteve në të gjithë rajonin që të punojnë për një vlerësim të sinqertë dhe të vërtetë të së kaluarës, pasi ka shumë nevojë për pajtim, stabilitet dhe normalizim të marrëdhënieve. Masakra, në të cilën forcat serbe ekzekutuan 45 civilë shqiptarë në janar të vitit 1999, ishte një nga momentet vendimtare për nisjen e bombardimeve të NATO-s kundër ushtrisë serbe.

Top Channel/ Protesta anti-Trump/ Miliona njerëz dolën në rrugët e qyteteve nën moton “Pa Mbretër”
29/03 10:55
Top Channel/ Houthit në luftë, thellohet kriza/ Rebelët e mbështetur nga Irani godasin Izraelin
29/03 10:55
Top News- Raketat e dronët iranianë godasin bazën ajrore në Arabinë Sudite, vriten ushtarët e SHBA
29/03 09:28
Top Channel/ Hyn ora verore, do flemë 60 minuta më pak
29/03 00:00
Top Channel/ SHBA çon trupa shtesë në Lindjen e Mesme, mijëra marinsa e avionë sulmues në front
28/03 23:19
Top Channel/ Huthi godet sërish në Izrael, sulme të reja nga grupi rebel i shpallur terrorist
28/03 23:17
Top News – ‘Lufta drejt fundit’. Vance – SHBA i ka arritur objektivat në Iran
28/03 23:00
Top News – Pakistani, dritë jeshile nga Irani. Anijet pakistaneze do të kalojnë Hormuzin
28/03 22:30
Top News – Zgjerohet konflikti në Lindjen e Mesme. Houthit lëshojnë raketën e dytë drejt Izraelit
28/03 22:00
Top News- Dodik kthehet temë debati në SHBA/ Senatorë e kongresmenë kërkojnë rikthim të sanksioneve
28/03 21:00
Top News- Izraeli drejton tanket nga Gaza/ Hamasi drejt refuzimit të kërkesave të Bordit të Paqes
28/03 20:30
Top News- Raketat e dronët iranianë godasin bazën ajrore në Arabinë Sudite, vriten ushtarët e SHBA
28/03 20:00
Top Channel/ Houthi, rrezik i ri global! Analistët paralajmërojnë krizë të dyfishtë
28/03 19:45
Top News – ‘Rusia po spiunon SHBA tek Irani’ / Zelensky nxjerr të dhënat- Po jep informacione mbi bazat
28/03 19:30
Top Channel/ Zbulohen çmimet e trafikut të shqiptarëve në Angli
28/03 16:26
Top Channel/ Papa kritikon të pasurit, mban fjalim kundër pabarazisë gjatë vizitës në Monako
28/03 14:51
Top Channel/ Trump kërcënon aleatët e NATO: SHBA mund të mos i mbrojë më
28/03 14:51
Top Channel/ Aeroplanmbajtësja në Kroaci, mbërrin në Split pas misionit në Lindjen e Mesme
28/03 14:14
Top Channel/ Balena lind me mami/Shkencëtarët filmojnë momentin unik,balenat ndihmojnë njëra-tjetrën
28/03 13:24
Top News- USS Gerald R. Ford’ mbërrin në Kroaci, Aeroplanmbajtësja më e madhe në botë larg betejës
28/03 13:07