Zyrtarët e Bashkimit Europian shpesh i kanë kritikuar liderët politikë në rajonin e Ballkanit Perëndimor si përgjegjës për pengimin e reformave, por edhe për mungesë vullneti në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Por, BE-ja deri më tani ka hezituar të marrë ndaj tyre masa sanksionuese, të ngjashme me ato që ka zbatuar kohët e fundit administrata amerikane, thote Radio Europa e Lirë.