Top Channel/ BE kundër Trump për fondet: Mbështesim SPAK! Ka rol kyç
06/02/2025 19:59

Bashkimi Evropian reagon për herë të parë, një javë pas vendimit të Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për pezullimin e të gjitha programeve të ndihmës së huaj për një periudhë 90-ditore, duke përfshirë edhe Shqipërinë. Në një reagim ekskluziv për Top Channel, Bashkimi Evropian thekson se do të vazhdojë ndihmën për Shqipërinë, veçanërisht për reformën në drejtësi. Bashkimi Evropian thekson se po parashikon burime të tjera të rëndësishme në ndihmë të reformës në drejtësi në Shqipëri. Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë vë theksin te rezultatet e SPAK në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit në nivele të larta, ndërsa shton se e ka mbështetur Prokurorinë e Posaçme, gjatë këtyre viteve të punës, me një buxhet të përgjithshëm mbi 8 milionë euro. “BE-ja ka qenë në pararojë të dhënies së ndihmës për reformën në drejtësi dhe është e vendosur të vazhdojë ta mbështesë reformën në drejtësi në Shqipëri. Që kur sistemi i drejtësisë iu nënshtrua një reforme thelbësore në vitin 2016, BE-ja e ka intensifikuar ndjeshëm këtë mbështetje. Kjo përfshinte mbështetje buxhetore dhe mbi 50 milionë euro asistencë teknike, duke synuar veçanërisht ndërtimin e institucioneve. Burime të tjera të rëndësishme parashikohen për ta vazhduar këtë mbështetje pa probleme, përfshirë përmes Mekanizmit të Rritjes dhe Reformës për Ballkanin Perëndimor. Roli i SPAK-ut dhe pavarësia e tij në hetimin, ndjekjen penale dhe gjykimin e çështjeve komplekse të korrupsionit është i një rëndësie kyçe. BE-ja e ka mbështetur SPAK-un që nga themelimi i tij nëpërmjet asistencës teknike të dedikuar në kuadër të projekteve EU4LEA dhe EU4 FOCAL me buxhet të përgjithshëm mbi 8 milionë euro. SPAK-u ka prodhuar rezultate të prekshme, duke kontribuar në përpjekjet e përgjithshme të Shqipërisë për të krijuar një historik të besueshëm në luftën kundër krimeve të rënda, krimit të organizuar dhe korrupsionit, përfshirë në nivel të lartë.”-thuhet në reagimin e BE për Top Channel.

Top News – Rinumërohen kutitë e Fierit. Nisma ‘Shqipëria Bëhet’ shpreson mandatin
30/06 20:01
Top News – Meta, intervistë me vetveten. Presidenti i PL kujton përballjet me amerikanët në 2017
30/06 16:39
Top Channel/ Shtyhet gjyqi ndaj Berishës, mungonin kreu i PD, një prokurore dhe avokatët
30/06 15:01
Top Channel/ Edi Rama sfidon Babain e Brexit: Verifikim faktesh për një deportim total Nigel ose…
28/06 12:03
Top Channel/ Flamur Noka në SPAK, deputeti para prokurorëve për denoncimet e krimeve zgjedhore
27/06 15:12
Top Channel/ Berisha zbulon se kutitë u ndërruan, akuza e re pas rinumërimit: I mbushi PS
27/06 15:10
Top Channel/ Rinumërimi e “zhyt” PD-në, KAS vendos t’i heqë 612 vota si të padrejta
27/06 15:08
Top Channel/ Flamur Noka shkon në SPAK, deputeti demokrat ndodhet para prokurorëve
27/06 12:52
Top Channel/ Kavaja “zhgënjeu” Metën! Rinumërimi i votave të Tiranës po shkon drejt fundit
27/06 12:52
Top Channel/ Rama rikthehet në parlament/ Braçe dhe Koçi abstenojnë në ligjin për sportin
26/06 23:29
Top Channel/ Kavaja “zhgënjen” Metën/ Rinumërimi i votave rrëzoi pretendimet e aleatit të Berishës
26/06 23:16
Top Channel/ Alimehmeti, kur votat nuk mjaftojnë: Sistemi të reformohet, duhet analizë brenda PD
26/06 19:43
Top Channel/ Hapen kutitë që krisën opozitën! Po rinumërohet Kavaja ku u dyshua nga Meta
26/06 19:42
Top Channel/ Meta mbetet në burg, avokati: Karta bankare u përdor nga Kryemadhi
26/06 19:33
Top Channel/ Rinumërimi në Tiranë, problemet me votat nuk e ndryshojë rezultatin
26/06 15:42
Top Channel/ “Varr monumental Kadaresë”! Kërkesa e Gjekmarkajt: Rama e premtoi, por s’e bëri
26/06 15:19
Top Channel/ Lufta ndaj dezinformimit/ Braçe paraqet në Kuvend dokumentin e stratregjisë kombëtare
26/06 15:17
Top Channel/ Debate ne Kuvend, temat që përplasën deputetët
26/06 15:11
Top Channel/“Lushnjës i ikën drejtorët, nuk ka më qofte e raki”, Korreshi: Shyqyr nuk e kam babën, se
26/06 14:07
Top Channel/ Braçe drejtuar ministrit të Brendshëm: Ç’punë ka policia që thërrasin bujqit
26/06 13:31