BE-ja i ka dalënë krah Francës në përplasjen e ashpër të saj me Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë e Madhe për shkak të marrëveshjes së nëndetëseve me Australinë. Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian u solidarizuan me Parisit pas vendimit të Canberrës për të hequr dorë nga marrëveshja e blerjes së nëndetëseve elektrike franceze, në favor të një pakti të ri me Washingtonin e Londrën për nëndetëse me kapacitet bërthamor.