Top Channel/ BE “grusht” të fortë Serbisë! Miraton rezolutën më të ashpër
22/10/2025 19:34

Parlamenti Evropian miratoi një rezolutë të mërkurën, duke dënuar fuqishëm polarizimin politik dhe shtypjen shtetërore të vazhdueshme në Serbi, një vit pas aksidentit tragjik në Novi Sad. Rezoluta po vlerësohet më e ashpra ndonjëherë, që Parlamenti Evropian ka miratuar për Serbinë. Në rezolutë, eurodeputetët kërkojnë procedura ligjore transparente dhe gjithëpërfshirëse për të sjellë para drejtësisë përgjegjësit për shembjen e strehës në stacionin hekurudhor në Novi Sad. Në shembjen e strehës vdiqën 16 persona, ndërsa pasuan më pas protesta masive studentore e qytetare. Parlamenti Evropian bëri thirrje për llogaridhënie dhe reforma demokratike në Serbi. Në rezolutë eurodeputetët thonë se janë thellësisht të shqetësuar për klimën e tensionuar dhe polarizuese të nxitur nga gjuha e urrejtjes, propaganda anti-BE dhe pro-ruse, dhe fushatat e shpifjes të përhapura nga mediat e kontrolluara nga qeveria dhe nga zyrtarët. Është thënë gjithashtu se ka pasur dështim nga përfaqësuesit e Qeverisë për t’u përballur dhe për t’u pajtuar me të kaluarën e Serbisë. Eurodeputetët thonë se “udhëheqja serbe është politikisht përgjegjëse për përshkallëzimin e represionit, normalizimin e dhunës dhe dobësimin e demokracisë së vendit”. Ata kanë denoncuar taktikat e paligjshme të mbikëqyrjes, duke përfshirë përdorimin e spywaret Pegasus, dhe përdorimin e pajisjeve akustike me rreze të gjatë veprimi dhe gaz lotsjellës kundër civilëve. Rezoluta është miratuar me 457 vota pro, 103 kundër dhe 72 abstenime. Po ashtu në rezolutë është folur edhe për zgjedhjet në Serbi duke theksuar se zgjedhjet e mëparshme janë mbajtur në kushte të padrejta nga presioni mbi votuesit dhe blerja e votave.

Top Chanel/ Alarmi: Vuçiç po zhduk dokumentet me rëndësi në institucionet shtetërore
29/10 22:34
Top News – Studentët marrin frenat e Serbisë / Dorëhiqet drejtoresha e televizionit publik RTS
29/10 14:10
Top News – 7 kërkesat e Luginës, nga ndalimi i pasivizimit të adresave, te gjuha e simbolet
29/10 12:15
Top Channel/ “Vuçiç po përgatiste grusht shteti”! Brnabiç: Plan pér arrestimin e tij
28/10 23:21
Top News-Vuçiç ishte gati për grusht shteti/The Times:S’donte të jepte pushtetin,mblodhi 7000 njerëz
28/10 22:50
Top News – Bankieri, ylli i basketbollit, kardiologu, kimisti / Kush do jetë kryeministri i ri serb
28/10 12:02
Top News – Alarm i kuq në Serbi për terrorizmin/ Sulm në ambasadën izraelite, vritet autori i mitur
28/10 11:39
Top News – Nga Kurti te Radoiçiç, lista studentore serbe ‘e paqartë’ për Kosovën
28/10 10:53
Top Channel/ Serbia ndryshon plan për Kosovën, Srdaroviç: Dialog, marrëveshjet do respektohen
27/10 22:58
Top News – Studentët në Serbi ‘përveshin mëngët’ / Nisin bisedimet për qeverinë e re
27/10 13:43
Top News – Nga Kosova te Rusia…Sfidat që i presin udhëheqësit e rinj të Serbisë
27/10 12:01
Top News – Ikën Vuçiç, vijnë studentët…Si do ta qeverisin Serbinë liderët e rinj?
27/10 11:57
Top News – Nis një epokë e re për Serbinë…Si do të qeverisin studentët pas humbjes së Vuçiçit?
26/10 12:08
Top News -‘Lista Studentore’ në Serbi dhe Kosova / Edhe studentët si Vuçiçi: ‘Është pjesë e pandarë’
26/10 12:08
Top News – Një shans për shërimin e Serbisë / Humbja e Aleksandër Vuçiçit ‘rezultat i papritur’
26/10 12:04
Top Channel/ Largimi i Vuçiçit, si ndryshon qëndrimi ndaj Kosovës? Cfarë deklaron Lista Studentore!
26/10 11:37
Top News – Shqiptarët marrin dy mandate në Serbi / Kamberi: Jemi në garë edhe për të tretin
26/10 11:00
Top News – Serbia në festë, studentët 140 mandate / Vuçiç pranon humbjen, ‘më në fund të lirë’
26/10 10:56
Top Channel/ Vuçiç humb zgjedhjet: Fituan studentët! Nis festa në Beograd
25/10 23:15
Top News- Garë e ngushtë në Serbi/ Partia e Vuçiç me pak diferencë nga e studentëve
25/10 20:50