Në 17 dhjetor, Bashkimi Europian pritet të miratojë një draft me konkluzione që i drejtohet si Kosovës ashtu edhe Serbisë me apelin e qartë të zbatojnë pa vonesa marrëveshjet e dala nga dialogu. Implementimi i tyre, përfshirë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, do të jetë kërkesa kryesore për të dy vendet.