Pavarësisht kundërshtive, vendet e bllokut europian arritën një marrëveshje për kursimin e gazit natyror mes kërcënimeve të Rusisë për ndërprerje të furnizimeve gjatë sezonit të dimrit. Ministrat e energjisë i dhanë dritën jeshile një projektligji që synon uljen e konsumit të gazit me 15 për qind nga gushti deri në mars. Ligji i ri parasheh hapa vullnetarë të vendeve për të reduktuar konsumin e gazit, por që në një situatë urgjente, blloku 27-anëtarësh mund të marrë edhe masa të detyrueshme.