Top Channel/ Bashkëpunëtori në vrasje/ Policia angleze po kërkon ende Stephen Hunt
01/05/2023 19:50

Ekskluzive/ Stephen Hunt vëzhgues në vrasjes Nikulajt, zbulohet skeda kriminale Policia në qytetin Bristol në Jug Lindje të Anglisë, sëbashku me disa oficerë të NCA, trokitën në në derën e Steven Hunt mëngjesin e të së shtunës. Ora shënonte 02:30 momenti kur e prangosën bazuar në Kartelën e Kuqe të Interpolit. Steven Hunt 49 vjeç kërkohet të ekstradohet në Shqipëri si pjesë e skuadrës vëzhguese në vrasjen në bashkëpunim, të 19 Prillit në Shëngjin të Ardian Nikulajt. Gazetari Top Channel, Muhamed Veliu sjell të shkuarën kriminale të Steven Hunt. Steven Hunt banues në Bristol, nuk ishte një emër i panjohur për policinë lokale të e Avon dhe Somerset. Ekskluzivisht Top Channel duke i referuar skedës personale në prokurorinë angleze CPS, sjell të shkuarën problematike të Hunt. Historia e tij me krime të një rrezikshmërie jo të lartë, nis në vitin 1999 kur gjykata Bristol Magistrates Court e dënoi atë me 18 muaj burg, kthyer në sherbim prove për dëmtime kriminale dhe sjellje abuzive. E njëjta gjykatë në vitin 2005 i dha një dënim përmes këshillimit për "kundërshti dhe rezistencë" ndaj arrestimit të policisë. Po ashtu skeda e tij penale tregon se në Tetor të vitit 2014 është gjobitur nga gjykata për kundërshtim me forcë të arrestimit pasi ishte në gjendje të dehur. Top Channel mëson se Steven Hunt është baba i dy fëmijëve 18 dhe 15 vjeç. Në të shkuarën ka punuar si shofer kamioni dhe momentin e arrestimit rezultonte si i papunë. Kur u paraqit në gjykatën e ekstradimeve në Londër Steven Hunt përmes avokatit ofroi një garanci financiare prej 1000 stërlina për tu liruar me kusht. Gjykatësja Neeta Minhas e refuzojë aplikimin për lirim me kusht. Steven Hunt,Edmond Haxhia, dhe Thomas Mithan do të paraqiten përsëri përpara gjykatës të ekstradimeve të Premten e 5 Majit.

Top News – Transporti kërkon TVSH në për qind. Operatorët thirrje Kuvendit- Rrisim çmimin e biletës
10/11 13:49
Top Channel/ Tre avionë të rinj për shuarjen e zjarreve, Haki Çako zbulon kontratën e mbyllurcako
10/11 13:41
Top Channel/ Grabitësi i 120 mijë eurove, Robert Duka pretendon se paratë i shpenzoi në kazino
10/11 12:33
Top Channel/ Elbasani si Tirana, afërsia me kryeqytetin rriti çmimet e apartamenteve
10/11 12:27
Top Channel/ Pirateria/ 3 dënohen, pas kallëzimit të Digitalb, gjykata i dënon me nga 9 muaj burg
10/11 12:22
Top News – Lindjet pësojnë rënie të fortë. Mbi 10 për qind më pak brenda një viti, tkurret popullata
10/11 12:08
Top Channel/ SPAK në buxhetin e 2027 do edhe psikolog për stafin e BKH e procesin hetimor
10/11 12:06
Top Channel/“Dorëzohet” përballë protestave? Franca rrit pagën minimale, miraton lehtësime tatimore!
10/11 12:00
Top News – Balla del bën pazar, tregon se sa do ulen çmimet nga data 1 janar
10/11 11:37
Top Channel/ Ngjarje e rëndë në Dukat, i riu futet në lokal me hanxhar në dorë dhe…
10/11 11:02
Top Channel/ Mjegulla vështirëson qarkullimin e makinave në akset Bulqizë–Tiranë, Bulqizë–Peshkopi
10/11 09:31
Top Channel/ Fatmir Mediu në GJKKO, zhvillohet seanca e gjykimit të themelit për çështjen “Gërdeci”
10/11 09:15
Top Channel/ Debat për pensionet e shqiptarëve në greqi, gazetarët: ligj racist
09/11 23:40
Top Channel/ Problem me ujin edhe në Lushnjë, Banorët: Vjen me ngjyrë
09/11 23:35
Top Channel/ Maqedoni e Veriut, kthehet tensioni për gjuhën shqipe
09/11 23:30
Kikia i ashpër me PD: Të përbashkohen me protestuesit, boll me marrëveshje me PS
09/11 22:24
Top Channel/ Nga 28 grabitjet në Greqi te dy bankat në Tiranë, zbardhet e kaluara e Robert Dukës
09/11 22:10
Top News – Dorëhiqet drejtori i Portit. Durrës, Liburn Aliu largohet nga detyra pas një viti
09/11 20:20
Top Channel/ Balla ultimatum opozitës, PD bojkoton Reformën Zgjedhore
09/11 19:57
Top News – Macron pret Ramën në Paris. Kryeministri, vizitë në Francë për forumin e paqes
09/11 19:56