Një 41-vjeçar është arrestuar në Elbasan, pasi dyshohet se së bashku me një person tjetër posedonin lëndë narkotike. Si rezultat i hetimeve me qëllim dokumentimin ligjor të autorësisë së veprimtarive kriminale të goditura më parë, Policia e Elbasanit ka ndaluar shtetasin B. B., 41 vjeç.