Mediat vendase flasin për protesta gjigande: Qindra mijëra vetë kanë dalë në rrugë në të gjithë Gjermaninë kundër ekstremizmit të djathtë dhe pro diversitetit. Rreth 250.000 persona u mblodhën vetëm në Mynih, ku tubimi u mbajt nën moton "Demokracia ka nevojë për ty”. Organizatorët insistojnë se numri i pjesëmarrësve, ishte edhe më i madh se kaq.