Reshjet e dëborës në veri të vendit kanë sjellë probleme në qarkullimin e qytetarëve. Shumë vizitorë i janë drejtuar sot Thethit, Lëpushës dhe Vermoshit për të shijuar dëborën, por kanë mbetur të bllokuar për shkak të mos pastrimit të rrugëve. Ngricë dhe dëborë ka në akset Bogë - Theth dhe Qafa e Perdelecit - Tamarë - Lëpushë - Vermosh.