Raporti i fundit i Europolit paraqet një tablo të zymtë ts situatës në Europë, ku sipas agjencise së BE-së për sundimin e ligjit, rrjetet kriminale janë duke depërtuar tashmë edhe në biznesin e ligjshëm. Gjysma e qindra rrjeteve kriminale që janë identifikuar së fundi “janë të përfshirë në trafik droge”, shprehet Europol, që insistoi se vendet e bllokut duhet të shtojnë përpjekjet për t`i vënë më mirë në shënjestër organizatat e krimit.