Top Channel/ Banda e Niklës që vidhte VIP-at! Çmontohet grupi në Francë
10/03/2025 19:52

Policia franceze ka çmontuar një bandë kriminale shqiptare, që kishte kryer rreth 50 grabitje në vilat dhe rezidencat e personazheve publikë, si futbollistë, pilotë të Formula Uno apo këngëtarë të famshëm në Francë e Belgjikë. Në total, banda e shqiptarëve rezulton të ketë vjedhur mbi 1 milion euro, përfshi bizhuteri dhe artikuj luksozë, që i kanë shitur më pas në Shqipëri. Bëhet fjalë për anëtarët e grupit të Edison Pulës, shqiptari i njohur si mjeshtër i arratisjeve dhe anëtar i bandës së Niklës, i cili u arrestua në janar të 2025-ës në Luksemburg. Arrestimet e bandës së grabitjeve janë kryer në dy faza: dy prej anëtarëve të dyshuar të rrjetit, të njohur me emrin “Nikla”, u arrestuan më 20 janar në Luksemburg, në kuadër të urdhër-arresteve evropiane të lëshuara nga Gjykata e Reims-it, sipas njoftimit zyrtar. Pesë persona të tjerë u ndaluan të martën e kaluar në zonën e Reims-it. Drejtuesi i bandës, Edison Pula, u identifikua falë gjurmëve të ADN-së, të gjetura në më shumë se 30 grabitje, kryer mes qershorit 2022 dhe shtatorit 2024, ndërsa është i dyshuar gjithashtu edhe për një tentativë vrasjeje në Shqipëri. Hetimet janë zhvilluar nga Zyra Qendrore për Luftën kundër Kriminalitetit, në bashkëpunim me Seksionin e Kërkimeve dhe Brigadën e Kërkimeve të Reims-it, si dhe Brigadën për Luftën kundër Banditizmit të Policisë Kriminale të Parisit.

Makinat e vjetra do dorëzohen falas, zbardhen kushtet e qeverisë
23/10 23:17
Top Channel/ Protesta e 11 mbyllet në paqe, studentët apel për të shtunë
23/10 23:00
Top Channel/ Serbia “ndizet” nga protestat 48 orë para zgjedhjeve
23/10 22:58
Top Channel/ Kosova do shpenzojë 1 miliardë euro për mbrojtjen
23/10 22:56
Top News – Furtunë dorëheqjesh në institucione. Nga hekurudha tek doganat, drejtuesit lënë detyrën
23/10 21:10
Top News – Protestat e gjeneratës Z. Demo në Itali: Të forcojmë sigurinë publike
23/10 20:26
Top Channel/ Protestat pezullojnë shfaqjet, pezullime nga Teatri i Kukullave te Opera
23/10 20:00
Top Channel/ Turizmi ngadalëson ritmin, në shtator hynë 1.28 milionë të huaj
23/10 19:51
Top Channel/ Tre adoleshentë plagosen me thika, ngjarja pranë gjimnazit të Krumës
23/10 19:37
Top Channel/ Dorëheqjet në “kasafortë”! Ikin mbi 130 drejtorë pas kërkesës së Ramës
23/10 19:34
Top Channel/ Melania vendos paqen Rusi-Ukrainë! Bashkëshortja e Trump, armëpushim në Olesky
23/10 19:25
Top News – Huaja ushtarake nga SHBA në GJK. Kalon në seancë dhe çështja e pagave të magjistratëve
23/10 19:13
Top News- 16 vjeçari plagos tre shokët në Has/ Sherri nisi jashtë bilardos, ndalohen dy adoleshentë
23/10 18:38
Top News – ‘Fshesa’ ndaj drejtorëve në administratë. Jo të gjithë mund të ikin, garë për postet
23/10 17:05
Top Channel/ Protestë paqësore. Sot nuk ka patur incidente në tubimin përpara kryeministrisë
23/10 15:56
Top Channel/ PDK përçahet për Specialen. Kthimi i ligjit ndez debatet, kërkohet dorëheqja e kryesisë
23/10 15:53
Top Channel/ Korçë, priten pishat për ndërtimin e liceut Francez, ngrihen shqetësime mjedisore
23/10 15:52
Top Channel/ Dhuna në kopsht, 2 nën hetim. Nëna goditi edukatoren në Fier, policia po heton
23/10 15:50
Top Channel/ Vartësit e Ballukut nën akuzë. Verdho dhe Gjyli njihen me akuzat
23/10 15:49
Top Channel/ Tatimet: 2.15 milionë euro dëme në 127 biznese të dëmtuara nga protestat
23/10 15:48