Top Channel/ Banda e Laert Haxhisë! Të arrestuarit njihen sot me masën e sigurisë
01/10/2023 09:29

Blindohet nga policia gjykata dhe prokuroria e Elbasanit. Sot jepet masa e sigurisë për të arrestuarit e operacionit “Never Forget”. Në pritje të zhvillimit të seancës për masën e sigurisë një territor i gjerë rreth e rrotull gjykatës së Elbasanit është bllokuar. Kujtojmë se disa ditë më parë, në një operacion i cili zgjati rreth 12 orë policia mundi të shkatërrojë një grup vrasësish me pagesë të cilët në qytete të ndryshme të Shqipërisë kishin kryer krime dhe kishin mundur të mbeteshin anonim për policinë. Arrestimi i 39-vjeçarit Artan Tafani për grabitjen e një exchange në Tiranë ishte pjesa e fundit që plotësoi puzzlen dhe hodhi dritë mbi të shkuarën e errët. Pendimi i Artan Tafanit dhe bashkëpunimi me uniformat blu i mundësoi policisë zbardhjen e 18 ngjarjeve të rënda kriminale të ndodhura në harkun e viteve 2018- 2021. Mes tyre 6 vrasje, shkatërrim të pronës me eksploziv, sigurim kushtesh për kryerjen e vrasjeve si edhe vjedhje dhe kërcënim të punonjësve të policisë. Orkestrimi i këtyre ngjarjeve është kryer nga i shumëkërkuari i drejtësisë Leart Haxhiu i cili megjithëse në kërkim që prej vitit 2017 për vrasjen e Jurgen Hoxhës dhe Zamir Latifit në Lushnjë ka mundur të kryejë dhjetëra krime në Shqipëri dhe Greqi. Haxhiu kishte rekrutuar 15 persona mes të cilëve dhe të dashurën e tij, me të cilët kishte kryer 6 vrasje, 5 vënie tritoli, 3 vjedhje, sigurimin e kushteve për 3 vrasje të tjera dhe 1 kanosje. Nga këta Policia e Shtetit arrestoi 11 persona si dhe shpalli në kërkim 4 të tjerë ndërsa vijojnë tentativat për ekstradimin e Laert Haxhiut i cili është arrestuar në Greqi në maj të këtij viti. Falë këtij hetimi u zbardh vrasja e Alban Semakut në tetor të vitit 2021 në Peqin. Ish ushtari i Aldo Bares i cili kishte pak kohë që kishte dalë nga burgu u gjet i pajetë buzë Shkumbinit. Policia zbuloi se pas kësaj vrasje fshihej Artan Tafani i cili veproi për llogari të Laert Haxhiut. Tafani dhe Haxhiu së bashku me 4 persona të tjerë fshihen dhe pas vrasjes së biznesmenit Çajup Selimi në qershor të vitit 2021 në Tepelenë, i cili u ekzekutua në derë të shtëpisë me pistoletë. Ata nuk morën shumë kohë dhe të nesërmen e kësaj vrasje ekzekutuan të riut Fridman Xhaaferraj në Korçë duke i lidhur duart dhe hedhur në një rezervuar. Krimi u zbulua 10 ditë më vonë nga banorët e zonës.

Top Channel/ Berisha paralajmëron policët: Nuk tolerohet kush ushtron dhunë
16/02 21:33
Top News – ‘Kush hetohet në BE, jep dorëheqjen’. Bardhi: Në Shqipëri, Rama ndryshon ligjin
16/02 21:20
Top News – Ligji për Sponsorizimin në sport/ Ministri Gonxhja- Do të hyjë në fuqi në vitin 2027
16/02 20:16
Top News- Burgjet kërkojnë gardianë/ 200 vende të lira, gara për punonjës policie
16/02 20:06
Top Channel/ ‘Lini shkollat dhe mbushni sheshin’,Berisha:20 shkurti thirrje për rininë shqiptare
16/02 19:58
Top Channel/ Si u mohua vatra e fruthit në Tiranë, MSH dhe ISHP fshehën procesverbalin
16/02 19:57
Top Channel/ 12 vite pritje për nipërit në Siri! Rrëqeth gjyshi nga Pogradeci: M’i sillni para se të vdes
16/02 19:54
Top Channel/ Protesta e 10 shkurtit/Berisha sulmon psikologen: Do të gjejmë kush je, mjerë…
16/02 19:24
Top Channel/ Shtyhet gjyqi për “Diellën”, munguan avokatët e të dyja palëve
16/02 19:18
Top Channel/‘Ti meriton çdo variant’, Berisha kërcënon Ramën: Për çdo cënim që i bën protestuesve…
16/02 19:14
Top Channel/ ‘Do i dalim zot shqiptarëve’, Berisha: Do mbrojmë Kushtetutën, Rama mbron mandatet e…
16/02 19:14
Top Channel/ Nis Foltorja e radhës, Sali Berisha mbërrin para Kryeministrisë
16/02 18:56
Top Channel/ Rama në Kosovë, Berisha:Gjykimi i ish-UÇK në Hagë pas pazareve të tij me Beogradin
16/02 18:14
Top News – 40 dëshmitarë për ‘Metamorfozën’. Prokuroria kërkon rrëfimet për vrasjen e Gjin Ndojit
16/02 17:56
Top Channel/ Rama pritet nga Albin Kurti, takim mes kryeministrave të dy vendeve në Prishtinë
16/02 17:05
Top Channel/ Gjyqi për Diellën, aktorja Bisha kërkon pezullimin e imazhit dhe kompensim financiar
16/02 16:11
Top Channel/ Rama në Kosovë, takon Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin
16/02 16:10
Top Channel/ Urat bllokojnë përroin, banorët në Bradashesh ankohen se janë përmbytur 3 herë
16/02 15:28
Top Channel/ Si u punësua Muçi Shaljani, Gjykata pezullon drejtorin e Personelit në AMP
16/02 15:24
Top News – Profesori italian, gjyq në Shqipëri. Aksidenti në Fier, avokatët mohojnë akuzat
16/02 14:23
DIGITALB DIGITALB