Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku është duke marrë pjesë në takim me kryebashkiakët, që po organizohet në ambientet e Kryeministrisë, për analizën e performancës së sektorit ujësjellës – kanalizimeve. Në fjalën e saj, Balluku tha se ky sektor lë shumë për të dëshiruar, ndërsa shtoi se në ujësjellësit ku vazhdojnë investimet është vënë re rritje e humbjeve.