Ballkani është në listën e prioriteve etë administratës amerikane, thotë Charles Kupchan, ekspert i Këshillit për Marrëdhënie me Jashtë në Shtetet e Bashkuara, njehërazi profesor në Universitetin Georgetown në Uashington. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se, Kupchan i mëshon idesë se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian duhet të bashkojnë forcat për zgjidhje të mosmarrëveshjeve në rajonin e Ballkanit, në mënyrë që të mbajnë larg ndikimin e Rusisë dhe Kinës.