Gjatë vizitës që po zhvillon në Spanjë, Ministri i Brendshëm Taulant Balla është interesuar për organizimin dhe praktikat e punës së policisë rrugore. Gjatë një bisede me patrullën e Policisë Rrugore të Madridit, ministri Balla u informua në lidhje me menaxhimin e trafikut si dhe u njoh me pajisjet që ata përdorin për monitorimin e trafikut, kamerat e trupit, mjetet elektrike, pajisjet për kontrollin e pijeve alkoolike etj.