Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla në fjalën e tij në Kuvend kundërshtoi kreun e PD-së, Lulzim Basha në lidhje me buxhetin e shtetit. Sipas tij, buxheti është dyfishuar në krahasim me vitin 2013, ku nga 3.35 miliardë dollarë ka kapur shifrën 6.37 miliardë dollarë.