Partia Socialiste ka prezantuar këtë të mërkurë Eriselda Sefan si kandidate për zgjedhjet e pjesshme vendore në Bashkinë e Lushnjës. Lajmin e bëri të ditur Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Taulant Balla në mbledhjen e Asamblesë së kësaj partie në qytetin e Lushnjës. Ai u bëri thirrje anëtarëve të PS-së, por edhe qytetarëve të këtij qyteti se Eriselda Sefa ka nevojë për votëbesimin masiv të tyre me qëllim për të vazhduar punët e nisura dhe për t’u dhënë zgjidhje problemeve të pazgjidhura deri më tani.