Në ditën kur përgatitej për Festën e Kurban Bajramit, kryeqyteti i Irakut, Bagdad u trondit nga një sulm me bombë në një lagje qendrore të kryeqytetit irakian. 35 persona humbën jetën nga shpërthimi në Sadër City, ndërsa të plagosurit janë mbi 60. Shumica e viktimave kanë qenë duke bërë pazare për festën, kur ndodhi sulmi, përgjegjësinë e të cilit e mori përsipër Shteti Islamik.