Udhëtimi i ministres së jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock drejt Shqipërisë vjen në kohën e përshkallëzimit të tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë. Kryediplomatja gjermane pritet të diskutojë me krerë të të dy vendeve do të vazhdojë t’iu bëjë thirrje palëve që t’i ulin tensionet, në kuadrin e një takimi me ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor, thuhet në një deklaratë të zyrës së saj.