Top Channel/ Babagjyshit i sekuestrojnë slitën Ngjarja e rrallë në Itali, policia: Nuk kishte targa
16/12/2024 23:09

Jo vetëm shoferët që lëvizin me celularë në dorë dhe njerëzit me skuter pa helmeta: mes "viktimave" të hyrjes në fuqi të Kodit të ri të Autostradave është edhe Santa Claus, ose siç njihet ndryshe, Babagjyshi i vitit të ri. Teksa po pritej nga një grup fëmijësh që festonin, ai u ndalua nga karabinierët. Ngjarja e rrallë ka ndodhur në zonën e Padovës. Rregullat kufizuese që sapo kanë hyrë në fuqi në Itali nuk i kanë lënë shpëtim as idhullit të të vegjëlve dhe “slitës së tij të motorizuar”, e cila në fakt ishte një furgon i dekoruar tërësisht nga një grup prindërish të një çerdheje. “Slita” e improvizuar duhej të shoqëronte fëmijët në një "turne Krishtlindjesh" për të trokitur në dyert e shtëpive dhe për të sjellë urime Sipas autoriteteve rrugore janë konstatuar një sërë shkeljesh: që nga mungesa e targave e deri te dritat jo sipas standardit. Kështu që ata i dhanë Fund udhëtimit me "slitë" dhe babagjyshi nuk arriti në destinacionin e saj, duke zhgënjyer shumë fëmijët. Nga kontrollet rezultoi se mjeti kishte marrë autorizim nga policia lokale në marrëveshje me bashkinë për të qarkulluar në rrugë, por policia nuk ka dashur t’ia dijë dhe ka ndalua e mjetin për arsye sigurie.

Top Channel/ Hyn ora verore, do flemë 60 minuta më pak
29/03 00:00
Top Channel/ SHBA çon trupa shtesë në Lindjen e Mesme, mijëra marinsa e avionë sulmues në front
28/03 23:19
Top Channel/ Huthi godet sërish në Izrael, sulme të reja nga grupi rebel i shpallur terrorist
28/03 23:17
Top News – ‘Lufta drejt fundit’. Vance – SHBA i ka arritur objektivat në Iran
28/03 23:00
Top News – Pakistani, dritë jeshile nga Irani. Anijet pakistaneze do të kalojnë Hormuzin
28/03 22:30
Top News – Zgjerohet konflikti në Lindjen e Mesme. Houthit lëshojnë raketën e dytë drejt Izraelit
28/03 22:00
Top News- Dodik kthehet temë debati në SHBA/ Senatorë e kongresmenë kërkojnë rikthim të sanksioneve
28/03 21:00
Top News- Izraeli drejton tanket nga Gaza/ Hamasi drejt refuzimit të kërkesave të Bordit të Paqes
28/03 20:30
Top News- Raketat e dronët iranianë godasin bazën ajrore në Arabinë Sudite, vriten ushtarët e SHBA
28/03 20:00
Top Channel/ Houthi, rrezik i ri global! Analistët paralajmërojnë krizë të dyfishtë
28/03 19:45
Top News – ‘Rusia po spiunon SHBA tek Irani’ / Zelensky nxjerr të dhënat- Po jep informacione mbi bazat
28/03 19:30
Top Channel/ Zbulohen çmimet e trafikut të shqiptarëve në Angli
28/03 16:26
Top Channel/ Papa kritikon të pasurit, mban fjalim kundër pabarazisë gjatë vizitës në Monako
28/03 14:51
Top Channel/ Trump kërcënon aleatët e NATO: SHBA mund të mos i mbrojë më
28/03 14:51
Top Channel/ Aeroplanmbajtësja në Kroaci, mbërrin në Split pas misionit në Lindjen e Mesme
28/03 14:14
Top Channel/ Balena lind me mami/Shkencëtarët filmojnë momentin unik,balenat ndihmojnë njëra-tjetrën
28/03 13:24
Top News- USS Gerald R. Ford’ mbërrin në Kroaci, Aeroplanmbajtësja më e madhe në botë larg betejës
28/03 13:07
Top News- Iranianët “godasin” drejtuesin e FBI, i hakerkojnë emailin dhe i nxjerrin të dhënat
28/03 13:00
Top News- Houthit hyjnë në luftë/ Raketa balistike drejt Izraelit, zgjerohet konflikti
28/03 12:48
Top News- Houthit përshkallëzojnë konfliktin, tjetër rrezik për ekonominë botërore
28/03 12:46