Pentagoni prezantoi avionin më të ri bombardues, i prodhuar në fshehtësi të plotë e pothuajse i pakapshëm nga radarët. Avioni i fundit amerikan i këtij ishte prodhuar tre dekada më parë. Paraqitja tani e “B-21 Raider” po cilësohet si përgjigje ndaj shqetësimeve në rritje të SHBA lidhur me një konflikt të mundshëm me Kinën.